22.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Maliqi: Mendoj se është hera e parë që fuqitë e mëdha brenda BE i kërkojnë Serbisë njohjen de-facto

- Advertisement -

Liderët evropianë që u takuan të enjten në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e më pas me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët ku kërkojnë që të dyja palët t’i përmbushin obligimet e tyre.

Në lidhje me këtë ka reaguar analisti, Agon Maliqi.

Maliqi në një postim në X, ka thënë se kjo mund të jetë hera e parë që liderë të fuqive të mëdha të BE-së kërkojnë në mënyrë eksplicite që Serbia ta japë njohjen de-facto.

Mendoj se kjo mund të jetë deklarata e parë zyrtare e fuqive të mëdha të BE-së, në të cilën Serbisë i kërkohet në mënyrë eksplicite të japë “njohje de-facto”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit