1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Maliqi: Kurti e Vuçiqi luajnë njësoj, bashkëpunuan për t’i mashtruar diplomatët perëndimorë për tri vjet

- Advertisement -

Publicisti Shkëlzen Maliqi thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po luan lojë të ngjashme me të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Maliqi tha në një intervistë për revistën javore serbe, Nedeljnik se “politika e e brendshme e tij është katastrofike”.

“Albin Kurti erdhi në pushtet duke e akuzuar regjimin e mëparshëm të Thaçit se i ka vjedhur njerëzit dhe më pas është mbajtur nga ambasadat perëndimore si person i shantazhuar nga krimi dhe për rrjedhojë ka pranuar marrëveshje të këqija për Kosovën. Kurti e portretizon veten si një politikan i vendosur dhe parimor që nuk dorëzohet para presioneve të Perëndimit. Loja e tij është e ngjashme me atë të Vuçiqit, populiste. Politika e tij e brendshme është katastrofike. Ai po përpiqet t’i përshtatë të gjithë qeverisjen dhe ligjet me interesat partiake, siç bën Vuçiqi. Kjo ia rrit popullaritetin në mesin e atyre shtresave të shoqërisë që kanë ndjenja hakmarrëse ndaj Beogradit dhe serbëve vendas”, tha Maliqi.

Ai tha se Kurti dhe Vuçiqi ishin bashkëpunëtorë të suksesshëm “në pengimin e dialogut” dhe se ata “arritën t’i mashtrojnë diplomatët perëndimorë për tre vjet”.

“Edhe pse u sollën si kundërshtarë shumë të zemëruar në dialog, Kurti dhe Vuçiq, megjithatë bashkëpunuan me shumë sukses në pengimin e dialogut, arritën t’i mashtrojnë diplomatët perëndimorë për tri vjet, të cilët u mjaftuan vetëm me pranimin në parim të Marrëveshjeve të Ohrit, pa marrë hapa konkretë drejt normalizimit të përhershëm të marrëdhënieve. Për shkak të kësaj, Kosova tashmë ka një vit që është nën sanksionet e BE-së, pengimin e tij Kurti me shumë mundësi do ta paguajë duke e humbur pushtetin në fillim të vitit të ardhshëm, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me Vuçiqin, që ndryshe nga Kurti, ende gjen burime për të bërë marrëveshje të mëdha me fuqitë botërore duke i mashtruar serbët”, tha Maliqi.

Kështu, ai parashikon se si Sllobodan Millosheviqi që e nënshkroi kapitullimin më 1999. edhe Vuçiqi do ta nënshkruajë “normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën”, do të këndojë për fitore.

Maliqi thotë se dy rajoni nuk mund të përmirësohet derisa të dy kombet ta arrijnë një marrëveshjes.

Ai tha se “Kurti herë pas here përmend rrezikun e luftës dhe Vuçiq po abuzon me situatën e serbëve në veri të Kosovës të cilët kanë mbetur në vakum institucional”.

“Së pari, serbët kanë një presion të madh të brendshëm, madje edhe terror, kur pranuan masat e dakorduara të autoriteteve të Kosovës, për targa etj., shumë prej tyre iu dogjën veturat, ose u sulmuan fizikisht, nëse jo, si Oliver Ivanoviqi, që u likuidua. Frikësimi i tyre është i përhershëm dhe tani vjen deri në atë pikë që vetëm policia e Kosovës duhet t’i mbrojë dhe ndonjëherë nuk dihet se kur në të vërtetë i arrestojnë kriminelët dhe kriminelët e luftës dhe kur këto janë veprime të improvizuara dhe arbitrare. Pa bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë të autoriteteve kosovare dhe serbe, është e pamundur të garantohet siguri dhe prosperitet për serbët e Kosovës”, tha Maliqi.

Publicisti thotë se Vuçiqi bëri gabim të madh që i detyroi serbët të largoheshin nga strukturat e sistemit të Kosovës, ku thotë se “ata ishin ende të faktorizuar” dhe “pa ta nuk mund të merreshin vendime në zgjidhjen e çështjeve praktike në terren”.

“Ata mbetën në një hapësirë ​​të zbrazët ku garancia e vetme e besueshme është prania e KFOR-it, por është formacion ushtarak dhe jo policor, ndërhyn vetëm në situata jashtëzakonisht të rrezikshme, e cila u keqpërdor nga ekstremistët kur u vendosën barrikada. Serbët e Kosovës janë pothuajse në të njëjtën pozitë si ne shqiptarët në vitet nëntëdhjetë kur Millosheviqi imponoi sistemin e aparteidit, vetëm policia dhe grupet paramilitare serbe ishin në terren dhe ne ishim të mbrojtur nga misionet e huaja diplomatike”, tha Maliqi.

Ai thotë se “diçka tjetër e komplikon këtë situatë”.

“Për shkak të krizës së madhe dhe angazhimit perëndimor kundër agresionit rus kundër Ukrainës, KFOR-i nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të dislokuar forca shtesë për ta kontrolluar Kosovën, kështu që policia e Kosovës lejohet ta ruajë rendin themelor. Albin Kurti e luan budallain kur e llogarit si të drejtë sovrane të Republikës së Kosovës, ndaj mburret me guxim para opinionit të Kosovës se pas njëzet vitesh sundim të dyfishtë dhe kontroll de facto të veriut nga Beogradi, ai u çlirua. Gabim edhe më i madh ishte dërgimi budallallëk dhe i pasuksesshëm i një grupi terrorist në veri të Kosovës. Ky është atuti i tij më i madh parazgjedhor te votuesit naivë, të cilët shohin se aktualisht në terren është vetëm policia e Kosovës. Një marrëzi edhe më e madhe, katastrofike ishte aksioni terrorist në Banjskë, të cilin e udhëhoqi ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, me qëllim të dukshëm për të provokuar një rebelim të armatosur të serbëve në veri, duke llogaritur në mënyrë naive se kjo do ta hapte çështjen e delimitimit territorial, pasi Veriu ndoshta do të vihej nën komandën e KFOR-it, nën mandatin fillestar të bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së nga viti 1999”, tha Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit