12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Maliqi: Kujdes nga propaganda e mediave serbe, qëllimshëm na i ringjallin traumat e luftës

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka kërkuar me mediat vendoret që të kenë kujdes me propagandën e disa media serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se emisioni i propagandistit të lidhur me BIA, Milomor Maric, në Tv Happy, rregullisht bën plasim të “dëshmive nga lufta”, të cilat pastaj botohet në mediat tona.

Sipas tij, kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme për të provokuar në Kosovë reagime irracionale.

“Pata shkruar para disa ditësh se si lufta informative e Serbisë kundër Kosovës rregullisht e përdor strategjinë e “kontrollit refleksiv” për t’i ringjallur mes tjerash në mesin tonë traumat e luftës, si mënyrë për të provokuar në Kosovë reagime iracionale. Emisioni i propagandistit të lidhur me BIA, Milomor Maric, në Tv Happy, rregullisht përdoret si platformë e plasimit të “dëshmive nga lufta” që përfundojnë të botuara në mediat tona për shkak të detajeve shokuese (si ky rasti i mëposhtëm). Lutje mediave tona të mos e kafshojnë këtë karrem”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit