20.7 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Maliqi kritikon Osmanin pas sulmeve ndaj Kushtetueses: I ka bërë vetes antireklamën më të madhe të mundshme

- Advertisement -

Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar ashpër ndaj qasjes së Presidentes Vjosa Osmani, e cila lëshoi një seri sulmesh në oktava të Vetëvendoses ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, debati mbi bllokimin e konstituimit të institucioneve nuk duhet të reduktohet tek komuniteti serb, por të shikohet si pasojë e veprimeve të shumicës shqiptare.

Ai shtoi se, përmes rrëshqitjes në rolin e avokates së pushtetit aktual, Osmani po i bën një dëm vetes më shumë sesa kundërshtarëve të saj.

“Nëse dikush po e përdor pozitën e nënkyetarit të Kuvendit si veto për themelimin e institucioneve, atëherë këtë gjë po e bën shumica shqiptare – serbët nuk është se nuk po nominojnë kandidatë që ne të mund të ecim tutje pa ta. Presidentja këtë vit gjatë krizës politike dhe institucionale ka qenë absolutisht nën nivelin e detyrës, duke e kthyer zyren e unifikuesit të popullit në një mjet politik personal. Nëse me këto manovra partizane mendon se mund të sigurojë mbështetje për mandat të dytë, i ka bërë vetes antireklamën më të madhe të mundshme.” – shkroi Maliqi.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pas ankesës së Listës Serbe, pasi kryeparlamentari Dimal Basha shpalli Kuvendin të konstituuar pa u zgjedhur një nënkryetar nga komuniteti serb.

Të ngjashme

Të fundit