24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Maliqi: Jemi në fazën ku urrejtja klasore e metropolitankave po e legjitimon përçmimin e luftës çlirimtare

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se tani jemi në fazën ku urrejtja klasore e metropolitankave po e legjitimon përçmimin e luftës çlirimtare.

Ai ka vlerësuar se kjo fazë nënkupton zhvlerësimin e kontributit të atyre që ishin të gatshëm të vdisnin për lirinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se me mirë e kanë kuptuar faktin që Kosova duhet të shkojë drejt paqes njerëzit e luftës se sa metropolitankat luftënxitëse me tastatura në duar.

“Nëse pas luftës ka mbizotëruar njëfarë fryme e legjitimimit të abuzimeve në emër të luftës, tash jemi në fazën ku urrejtja klasore e metropolitankave po e legjitimon përçmimin e luftës dhe zhvlerësimin e kontributit të atyre që ishin të gatshëm të japin gjithçka për lirinë që sot e gëzojmë. Kosova duhet të shikojë pa kthim drejt paqes, dhe ironia ështe se këtë gjë e kanë kuptuar më mirë ata që i prinë luftës se sa metropolitankat luftënxitëse me tastatura në duar. Por drejt paqes nuk shkohet duke e mohuar të shkuarën dhe çmimin e lirisë nga një regjim çnjerëzor – në themel të saj qëndron rezistenca jonë kolektive, por shkëlqen sakrifica e një pakice në uniforma të UÇK-së”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit