26.1 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Maliqi: Ish-opozita e paguximshme në raport me grackat populiste të Kurtit

- Advertisement -

Analisti politik, Agon Maliqi ka kritikuar ish-opozitën për, siç tha ai, “qasjen as mish as peshk në vendimarrje duke mos treguar guxim në raport me grackat populiste të Kurtit, nga frika e turmave të mediave sociale.”Për sa kohë që Lista Serbe është parti e votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe ligji e sheh veprimin e saj si të rregullt brenda sistemit të Kosovës, ajo do të jetë e pashmangshme në formimin e institucioneve, dhe rrjedhimisht çdo veprim përjashtues ndaj saj do ta detyrojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Maliqi.

Sipas tij, kjo situatë do ta forcojë Listën Serbe në sytë e komunitetit serb dhe do të thellohet imazhi negativ i Kosovës si vend që i shtyp të drejtat e pakicave.”Për sa kohë që Lista Serbe është parti e votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe ligji e sheh veprimin e saj si të rregullt brenda sistemit të Kosovës, ajo do të jetë e pashmangshme në formimin e institucioneve, dhe rrjedhimisht çdo veprim përjashtues ndaj saj do ta detyrojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese. Krejt çka po arrihet me manovra të tilla është zgjatja e kësaj drame të kotë, forcimi i Listës Serbe në sytë e komunitetit serb, dhe thellimi i imazhit negativ të Kosovës si vend që i shtyp të drejtat e pakicave.” – shtoi ai

Të ngjashme

Të fundit