Maliqi ironizon me pushtetin: E kuptova se ka zgjedhje kur Sveçla dje paralajmëroi kërcënime prej Serbisë

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka ironizuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka paralajmëruar kërcënime nga Serbia.

Ai ka vlerësuar se këto paralajmërimi kanë të bëjnë me zgjedhjet e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për këto gjera Sveçla nuk ka folur prej 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Unë e kuptova përfundimisht se ka zgjedhje kur doli dje Sveçla me paralajmëru për kërcënime prej Serbisë. Nuk kishim dëgju për kërcënime të tilla qysh prej 28 dhjetorit. Respekt për Babën! I vetmi që e ka kuptu se populli nuk po lypë qeverisje, por babë që jep gajret! Shkojmë tash full vitra, jepi gas deri në 60%!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit