16.5 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Maliqi: Ideologjia dhe botëkuptimet e Dejona Mihalit janë problematike, jo etnia

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi, ka thënë se përkatësia etnike e kordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit, nuk duhet të diskutohet.

Maliqi një diskurs të tillë e ka quajtur riprodhim të standardit popullist dhe turbo-patriotik që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, opozita dhe mediat pro-opozitare mund të mjaftohen me faktin se ideologjia dhe botëkuptimet e personit në fjalë janë jashtëzakonisht problematike

Sulmet mbi përkatësinë etnike të Mihalit janë të ulëta dhe riprodhim i standardit të poshtër popullist dhe turbo-patriotik që na ka sjellë në këtë derexhe të izolimit. Opozita dhe mediat pro-opozitare mund të mjaftohen me faktin se ideologjia dhe botëkuptimet e personit në fjalë janë jashtëzakonisht problematike. Mos i jepni shumë kredit dhe sofistikim (gjasmë me elemente konspirative) diçkaje që shpjegohet thjesht nga budallakia e ideologëve dogmatikë”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit