11.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Maliqi: Gara në Mitrovicë ishte “Tahiri-Kurti”

- Advertisement -

Njohësja e zhvillimeve politike, Afërdia Maliqi, lidhur me rezultatet nga baotazhi i djeshëm në komuna veçoi Komunën e Mitrovicës si betejë më të ashpër, ku sipas saj Arian Tahiri ka konkurruar  i vetëm përballë Qeverisë Kurti.

Maliqi theksoi se përqëndrimi i Kurtit atje ka qenë shumë i madh, dhe dallimi i madh në rezulat duhet të analizohet detajisht nga vetë PDK, raporton GazetaBlic.

“Do ta veçoja, Mitrovicën ku rezultati ne balotazh është më i thellē. Në këto zgjedhje beteja më e ashpër ka qenë Mitrovica, kur një djalë i ri, si Arian Tahiri, ka konkurruar i vetëm kundër komplet Qeverisë Kurti, pra gara atje mund të cilësohet si Tahiri – Kurti”.

“Dhe përqendrimi i Kurtit atje ka qenë shumë i madh, dhe dallimi kaq i madh në rezultat duhet të sjellë një analizë më të detajuar nga vetë PDK”.

Tutje ajo potencoi se edhe fitoret në Fushë Kosovë dhe në Obiliq kanë ardhur si rezultat i parapërgaditjeve që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në ato komuna.

“Edhe fitoret në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, kanē pas një parapërgatitje nga VV, me punësime që janë raportuar qē kanë bërē kandidatët e zgjedhur, duke sjellë thyerjen bastionit të LDK”.

Ndërsa nga rezultatet e tjera që solli balotazhi I djeshëm, Maliqi u shpreh se nuk ka pas surpriza të mëdha, duke pasur parasysh rundin e parë të zgjedhjeve.

“Qytetarët dje kanë treguar edhe njeherë për kulturë të lartë, duke votuar në mënyrë demokratike për kandidatët e tyre”- përfundoi Maliqi për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit