14.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Maliqi: Exit-pollet nuk duhet të gjykohen, gabime ndodhin edhe në vendet demokratike (Video)

- Advertisement -

Analistja Afërdita Maliqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi hetim nga organet e drejtësisë dhe sigurisë pas publikimit të exit-polleve nga tri televizione për zgjedhjet lokale.

Maliqi tha se exit-pollet janë një instrument i zakonshëm dhe gabimet në to ndodhin pothuajse kudo në vendet demokratike, duke përfshirë edhe ato më të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Exit-pollet janë vetëm exit-polle dhe nuk duhet gjykuar ashpër, siç po ndodh shpesh. Gabimet në margjina ndodhin edhe në vende shumë të zhvilluara si Amerika. Nuk ka nevojë të bëhet një shqyrtim i tepruar ndaj exit-polleve, veçanërisht kur ato janë dale pas orës 19:00 dhe nuk mund të ndikojnë në procesin e votimit”, tha Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit