Lidhur me këtë çështje ka reaguar analistja politike Afërdita Maliqi.
Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo tha se deklarata e Osmanit nuk pati argumente të qëndrueshme juridike.
“Deklarata ishte më tepër e natyrës politike dhe si e tillë, as nuk pati argumente të qëndrueshme juridike,” – u shpreh ajo.
Sipas saj, veprimet dhe deklaratat e Vjosa Osmanit kanë qenë gjithmonë në pajtueshmëri me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Një qëndrim i tillë ishte në linjë me Kurtin dhe deklaratat e tij në Këshillin e Vetëvendosjes. Ndërsa, sa i përket çështjes së konstituimit të Kuvendit, kjo dihet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014. Por kjo tregon se presidentja, sikurse edhe në të kaluarën, ka qenë palë me VV — edhe kësaj radhe veç e konfirmoi,” – tha ajo.