16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Maliqi: Dje, Vjosa Osmani e konfirmoi se është palë me VV’në!

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, në të cilën është shprehur se s’mund të bllokohet Kuvendi për një nënkryetar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar analistja politike Afërdita Maliqi.

Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo tha se deklarata e Osmanit nuk pati argumente të qëndrueshme juridike.

“Deklarata ishte më tepër e natyrës politike dhe si e tillë, as nuk pati argumente të qëndrueshme juridike,” – u shpreh ajo.

Sipas saj, veprimet dhe deklaratat e Vjosa Osmanit kanë qenë gjithmonë në pajtueshmëri me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një qëndrim i tillë ishte në linjë me Kurtin dhe deklaratat e tij në Këshillin e Vetëvendosjes. Ndërsa, sa i përket çështjes së konstituimit të Kuvendit, kjo dihet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014. Por kjo tregon se presidentja, sikurse edhe në të kaluarën, ka qenë palë me VV — edhe kësaj radhe veç e konfirmoi,” – tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit