10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Maliqi: Daçiq shkoi në Rusi për të marrë “aminin” për qeverinë e re serbe

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Serbinë, Ivica Daçiqit, në Rusi.

Ai ka vlerësuar se kryediplomati serb ka shkuar në Moskë për të marrin aminin për qeverinë e re.

Pavarësisht lidhjeve të forta me Rusinë, Maliqi ka bërë me dije se Serbia mirëkuptohet nga SHBA-ja derisa për kryeministër e emëron një person si Marko Gjuriq.

Ai ka përmendur edhe problemet e mëdha të Serbisë me BE-në, duke shtuat se atë po e ndihmon shumë Hungaria.

Daçiq sot shkoi në Moskë në takimin e tij rutinor për ta marrë aminin për qeverinë e re të Serbisë, si përfaqësues zyrtar i rrymës pro-ruse. Mirëkuptimin e Amerikës do të vazhdojnë ta kenë, për sa kohë që emërohet kryeministër dikush si Gjuriq. Në BE i kanë punët shumë keq, por nuk ka problem për sa kohë që e kanë Hungarinë për ta bllokuar çfarëdo mase ndëshkuese dhe 5 vendet mosnjohëse për ta bllokuar Kosovën. Kohë të mjaftueshme arritën të blejnë për ta pritur administratën e Trump. Por në fund të fundit e kanë të kotë, sepse tash edhe pak ia shkelim na delirantët sovranistë në ndonjë seminar në Greqi edhe ia shpjegojmë me fuqinë e argumenteve NATO-s interesin e tyre”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit