Ish kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi thotë se dorëheqjet e fundit në RTK kanë shkaktuar një bllokadë të vendimarrjes aty.
Maliqi në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, Bordi tashmë nuk ka mundësi të merrë asnjë vendim, pasi ka mbetur pa kourum.
“Pavarësisht se dorëheqjet e tre anëtarëve të Bordit (përfshirë kryetarin), kanë ardh pas disa javëve, mendoj që është akt professional dhe moral, t’u pas parasysh se të tre vijnë nga fusha e gazetarisë”, tha Maliqi.
“Mirëpo, dorëheqjet e tyre kanë shkaktuar një bllokadë të vendimarrjes në Bord, pasiqë Bordi ka mbetur pa kourum dhe rrjedhimit nuk ka mundësi as të marrë më asnjë vendim, e as të shpallë konkursin për Drejtor të Përgjithshëm”, shton ajo.
Ndërsa, sa i përket shkarkimit të Rilind Gërvallës, Maliqi shton se Bordi i Televizionit Publik e ka pasë të pamundur të merr vendim të tillë, pa një propozim nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.
“Duke pas parasysh se me Ligj, kompetencat e Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm janë të ndara, Bordi e ka pas të pamundur të marrë një vendim për shkarkim të drejtorit të Televizionit, RIlind Gërvalla, pa një propozim nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm (pasi RTK nuk ka drejtor)”, thotë Maliqi.
përgjegjës që në krye të RTK është Gërvalla, pasi sipas saj, dihet publikisht që ky i fundit i takon Vetëvendosjes.
“Por, në anën tjetër, Bordi mban përgjegjësi që ka zgjedhur në pozitën e Drejtorit të TV një person si Rilind Gërvalla që dihet publikisht që i takon Vetëvendosjes. Edhe aq më keq, që Gërvalla, sipas deklarimeve të ish drejtorit gjeneral, është zgjedhur pa rekomandimin e tij”, tha Maliqi.