-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Maliqi beson se “do të ketë edhe sulme të reja”, thotë edhe se Vjosa Osmani “duket e informuar për rreziqet”

- Advertisement -

“Do të ketë edhe sulme tjera”, ka vlerësuar opinionisti dhe studiuesi Agon Maliqi, duke folur për ngjarjet e fundit në vend pas sulmit terrorist të së dielës, ku edhe jep një lexim të tij të situatës pas, siç thot ai, diskutimeve që ka zhvilluar me njerëz të informuar brenda dhe jashtë vendit,

Reagimi i Maliqit:

Një numër mjaftueshëm problematik i serbëve të veriut janë mobilizuar për rezistencë, me ose pa ndihmën e Beogradit. Rusia është më se e lumtur të mbështesë aty ku Beogradi heziton. Tani ekstremistët kanë edhe “martirë”, gjë që do ta rrisë mobilizimin. E dimë edhe nga rasti i luftës sonë se nuk ka nevojë që të gjithë serbët të duan luftë që ajo të fillojë. Ata e kuptojnë se me çdo eskalim rritet pesha e KFOR-it dhe atë do ta synojnë. Do të ketë sulme të tjera që do ta detyrojnë prap reagimin tonë.

NATO nuk do të lejojë zgjerim të konfliktit dhe as valë refugjatësh drejt Serbisë. Rama po gabon kur po e rekomandon rritjen e rolit të KFOR-it tash, por ky mund të jetë rezultati përfundimtar që e cungon veriun dhe e vulos ndarjen. Suksesi i policisë javën e kaluar nuk duhet të na dehë dhe të prodhojë iluzione se problemi u zgjidh. Hapësira publike o tash o kurrë duhet të dominohet nga arsyeja dhe jo nga emocionet dhe militantizmi adoleshent.

E vetmja mënyrë për ta parandaluar një cikël përshkallëzimi është që të ndiqet kursi i rekomanduar nga Presidentja, e cila duket e informuar për rreziqet, dhe të shfrytëzohet momenti politik për ta përshpejtuar marrëveshjen. Kam frikë se edhe ky tren ka humbur, sepse në veri rrezik nuk ka më hapësirë për zgjidhje politike dhe as aktorë politik të gatshëm për të bashkëpunuar në zbatim. Por të paktën Kosova nuk duhet të shihet si pala që nuk bëri gjithçka për ta parandaluar përshkallëzimin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit