Analisti Agon Maliqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.
Ai u shpreh se arsyetimi i Kurtit është si arsyetimi në shkollë “m’i ka hongër qeni detyrat”.
“Ky argumenti mitologjik se Thaçi ka nënshkruar që të mos shkojë FSK-ja në veri është si ai arsyetimi në shkollë “m’i ka hongër qeni detyrat.” Veç kush s’e kupton se qysh funksionojnë sendet mundet me e hangër këtë argument dhe fatkeqësisht militantat dhe Metropolitankat të tillë janë”, ka shkruar Maliqi.