23.8 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Maliqi: Albin Kurti po tallet me votuesit dhe me qytetarët duke mbajtur ‘peng’ institucionet!

- Advertisement -

 

Sot ka dështuar për të tetën herë me radhë që të konstutohet Kuvendi i Kosovës.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvednosje, Albulena Haxhiu, s’ka arritur të marrë as kësaj radhe votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Sot, ndryshe nga herët e tjera, Haxhiu, mori edhe më pak vota, vetëm 54 prej tyre.

Në lidhje me këtë maratonë dështimesh në Kuvend dhe pse kryetari i VV-së, Albin Kurti, po insiston me kandidaturën e Haxhiut, ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se ‘Albin Kurti po tallet me votuesit dhe me qytetarët në përgjithësi duke mbajtur peng institucionet e Kuvendit’.

Ajo tha se i njëjti e din sigurt se nuk kalon emri i Albulena Haxhiut, dhe duke pas parasysh se nuk i ka numrat për Qeveri, ai ka zgjedh këtë mënyrë me blloku Kuvendin .

“Albin Kurti po tallet me votuesit dhe me qytetarët në përgjithësi duke mbajtur peng institucionet e Kuvendit. Kurti e din të sigurt se nuk kalon emri i Albulena Haxhiut dhe duke pas parasysh se nuk i ka numrat për Qeveri, ai ka zgjedh këtë mënyrë me blloku Kuvendin dhe institucionet” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Sa i përket partive të tjera, Maliqi, tha se roli i tyre deri tani është konstruktiv.

“Bllokimi i institucioneve dëmton vendin dhe sjell regres edhe më të madh. Ndërkohë, roli i partive, PDK, LDK e AAK është konstruktiv deri më tani, sepse ato po sillen në bazë të rregullativës, dhe disa nga to po dhënë edhe ide për zgjidhjen e kēsaj krize” tha Maliqi në intervistën e dhënë për Blic.

Të ngjashme

Të fundit