-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, kaq për qind janë shqiptarë

- Advertisement -

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në dhjetor të vitit të kaluar, shumica e qytetarëve të Malit të Zi janë deklaruar si malazezë – 41,12 për qind (256,436).

Ata pasohen nga serbët me 32.93 për qind (205.370), ndërsa 9.45 për qind e qytetarëve (58.956) janë deklaruar boshnjakë.

4,97 për qind e qytetarëve janë deklaruar si shqiptarë (30,978), 2,06 për qind (12,824) si rusë dhe 1,63 për qind (10,162) si myslimanë.

Serbisht flitet nga 43,18 për qind, malazeze 34,52 për qind. Sipas gjinisë që jetojnë në Mal të Zi, 50,8 për qind janë gra, treguan rezultatet e regjistrimit.

Mosha mesatare është 39.7 vjeç. Gratë janë mesatarisht 38 vjeçe, ndërsa burrat 36 vjeç. Më shumë se 93 për qind e qytetarëve kanë shtetësinë e Malit të Zi. Janë regjistruar gjithsej 667.650 persona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit