Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë për të protestuar kundër asaj që ata e kanë quajtur “grusht shtet kushtetues, i dirixhuar nga Fronti Demokratik”.
Për ta mbajtur rendin, raportohet se janë shtuar edhe forcat policore, raporton vijesti.me
Mediat malaziase raportojnë se sot Kuvendi i Mali të Zi është mbledhur për t’i shpallur ilegale organizatat fashiste dhe ato që merren me narkotike si dhe për t’i ndryshuar dispozitat në lidhje me zgjedhjen e e rektorit të Universitetit të Malit të Zi.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, Dragutin Papoviq u është adresuar të mbledhurve para Parlamentit. Qytetarët e pranishëm i kanë thënë se ai duhet të kërkojë nga njerëzit që të mblidhen para Parlementit.
Në një njoftim në rrjete sociale, qytetarët e Podgoricës janë ftuar që të dalin në shesh në mënyrë që ta parandalojnë “kolapsin e shtetit”.
“Të mblidhemi në Podgoricë nëse duam të rrimë në vendin tonë”, thuhet në këtë ftesë.
Ata kanë thënë se një prej arsyeve të protestës janë kërcënimet konstante ndaj popullit malazias.


