Apple është ende duke punuar në prezantimin e makinës së parë, e cila ka gjasë të arrij në vitin 2026.
Informacioni i fundit në lidhje me makinën Apple erdhi në dhjetor të vitit të kaluar, kur u raportua se makina – në kohën e parashikuar të mbërrinte në 2024 – ishte vonuar me dy vjet.
Në atë kohë, ne gjithashtu mësuam se Apple po braktiste ngasjen plotësisht autonome Level 5 sepse “nuk është e realizueshme me teknologjinë aktuale”.
Thënë kështu, raporti pohoi gjithashtu se versioni i Apple i teknologjisë së vozitjes gjysmë autonome mund të ishte edhe më i mirë se Super Cruise i GM.
Kompania vazhdon të mbajë fshehur planet për veturën e në anën tjetër duhet të luftoj me kohën, pasi konkurrenca në prodhimin e veturave elektrike, po bëhet gjithnjë e më e ashpër. /Shqip.com/