Janë kthyer në ankthin e të gjithëve pikërisht pse, specialistë të ndryshëm, thonë se makaronat të shëndoshin. Janë demonizuar padrejtësisht!
Makaronat jo vetëm që janë aleat i mirë i shëndetit por ndihmojnë edhe për të mbajtur peshën nën kontroll. E pohon këtë një studim Italian i botuar në revistën “Nutrition and Diabetes”, I udhëhequr nga Departamenti i Epidemiologjisë në IRCCS Neuromed.
Sipas këtij studimi, konsumimi i makaronave është i lidhur me një indeks më të ulët të masës trupore, me një minimizim të pjesës së nën barkut dhe me një raport më të mirë me masën dhjamore të krahëve.
“Sekreti është ta hash në sasi të ekuilibruar”- ka shpjeguar profesoresha Licia Iacoviello, shefja e Laboratorit të Epidemiologjisë Molekulare te Neuromed.
“Gabojnë ata që eliminojnë tërësisht nga dieta e përditshme me idenë për të mos u dobësuar!”.