-3.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Majko: Procesi gjyqësor në Hagë po e deformon atë që ka ndodhur, po e fyen aksionin e Perëndimit në krah të shqiptarëve

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko tha se procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë “po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës”.

Majko tha se procesi “fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare, si krim lufte”.

“Ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet ti paguajë Serbisë!… Turp!”, shtoi Majko.

Postimi i tij i plotë:

Procesi gjyqësor në Hagë po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës! Ai fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare, si krim lufte!

Ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë!

Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet ti paguajë Serbisë!… Turp!

Të ngjashme

Të fundit