28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Mahnit sërish Bislimi me deklarata, thotë që Serbia “brenda takimeve” u thotë se “do t’ju njohim plotësisht de fakto”

- Advertisement -

E kemi pranuar, s’e kemi pranuar. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim. Ne pranojmë, por Serbia s’po pranon.

Këto fraza i kemi të dëgjuara që dy-tre muaj nga krerët shtetërorë rreth draft-Statutit të Asociacionit; të thëna të kundërthëna që përfundojnë të jenë mendërisht mpirëse dhe të pakuptueshme.

S’i ka dy javë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e mohoi në tërësi se Kosova ka pranuar draftin e BE-së, duke iu kthyer intervistuesit në Rubikon me fjalë si “çka je tu fol more? Po ku e zbatojmë ne atë draft?” dhe se Asociacioni “nuk bëhet hiç kurrë” sepse Serbia nuk e përmbush pjesën e saj të “njohjes de facto”.

Por, hiç më larg se dje Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e dha vulën se si në fakt qëndron situata me punën e draft-Statutit të autonomisë serbe.

E tëra, tha ai, është duke u menduar në sekuencim si “ne këtë, Serbia atë” deri në fazën përfundimtare të themelimit dhe të përmbushjes së elementeve të pranimit të Serbisë të simboleve shtetërore, dokumenteve, pasaportave, etj.

Lërena çka thotë Sebria publikisht se “nuk do ta njohim kurrë Kosovën as ‘de facto’ as ‘de jure’”, tha Besnik Bislimi, sepse “kjo është veç për konsum të brendshëm”.

“Atë që (Serbi) na thotë në Bruksel është se do ta njohim plotësisht de facto Kosovën”, i tha Bislimi medias serbe “Radio Gorazdevac”.

Një hap ne, një hap ata – sipas Bislimit, do të konkludohet kjo ujdi.

Dhe atë, në katër faza të procedimit të Asociacionit krahas kësaj “njohje joformale”

Hapi i parë i palës kosovare, tha Bislimi, do të jetë “pranimi i draft-Statutit” dhe kjo bëhet, madje ai tha edhe sipas perspektivës serbe, “kur ata na i njohin të gjitha dokumentat”.

Prej hapit të parë në të katërtin – i katërti duke qenë themelimi i Asociacionit – sipas Bislimit shkohet kur Serbia “t’i ketë përmbushur të gjitha elementetet e njohjes de-facto”.

Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë”, thotë Bislimi.

Çka është edhe më interesantja është – krejtësisht ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e denoncon Serbinë për shkelje të marrëveshjes dhe për mos pranim të njohjes de-facto – Bislimi tha se vetë Serbia në Bruksel brenda takimeve “thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën”.

Në momentin kur të jemi gati për themelimin e Asociacionit, ose çfarëdo emri që do t’i japim Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës. Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë. Atë se çka thonë publikisht është veçse për konsum të brendshëm; por atë që thonë në Bruksel thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën”.

“Në perspektivën e tyre vendimi i parë që duhet të bëjnë është njohja e të gjitha dokumenteve, pasaportave, të gjitha çka institucionet kosovare prodhojnë në momentim kur ne pranojmë draft-Statutin”, tha mes tjerash ai.

Katër faza janë deri të Asociacioni– e para pranimi i draft-Statutit, e dyta është vendimi i GJK-së, pastaj vendimi i Qeverisë, e katërta është procesi i themelimit – në krejt këto katër faza Serbia duhet të jep elementet e njohjes de-facto”, shtoi ai.

Bislimi, njoftoi se draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe do t’i nënshtrohet rishikimit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese – ndonëse në po atë intervistë goditi rëndë Gjykatën Kushtetuese duke e quajtur “jo kredibile”, “jo kompetente”, dhe vendimet i saj “produkt i një medisi të korruptuar” si dhe mohoi se do të veprojnë në bazë të vendimeve të tyre “po qe se ato vendime i keqshërbejnë drejtësisë”.

Të ngjashme

Të fundit