Ish-gjenerali i UÇK-së, Kudusi Lama nuk është përmbajtur ndaj Prokurorisë së Specializuar dhe Gjykatës Speciale në Hagë.
Lame tha në Frontal të T7 se nuk i intereson se çfarë do të vendosë Specialja për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Ai tha se procesi paragjyqësor e gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është “luftë kundër shqiptarëve”.
“Ata nuk shkuan t’i grabisin në kasafortat e Prokurorisë, ata i gjetën në trotuar”, tha Lame për krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ai pati disa fjalë edhe për prokurorin e Speciales.
“Ai sështë prokuror. Ai është mafioz, kriminel”, tha Lame.
“Nëse Prokuroria do ta kishte arrestuar dorasin, transportuesin, jam dakord”, tha ai.