6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

“Mafi energjetike”: Ngjallet opozita pas arrestimit të Nagip Krasniqit, e kritikon pushtetin për korrupsion në KEK

- Advertisement -

Nagip Krasniqi, drejtor menaxhues i KEK-ut, tashmë gjendet prapa grilave, pasi është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sigurisht, një lajm i tillë ka ngjallur shumë debat në Kosovë, pasi Krasniqi, që është aktivist i VV-së, ishte emëruar në këtë pozitë nga ana e Qeverisë Kurti.

Në lidhje më këtë ngjarje, që lirisht mund të theksohet se është ngjarja e ditës, kanë reaguar edhe tre lidërët e opozitës. Sipas tre lidërëve të opozitës parlamentare, arrestimit i Krasniqit është shënjues i mjaftueshëm për korrupsionin e pushtetit të Albin Kurtit, kryeminsitër i Kosovës, në sektorin e energjisë.

“Mafia energjetike”

Ndër të parët që reagoi pas lajmit për arrestimin e Krasniqit, ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shkroi se një ngjarje e tillë është “dëshmia më e mirë” se abuzimeve të Qeverisë Kurti në sektorin e energjisë.

“Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor.” – shkroi Krasniqi.

Tutje, kryetari i PDK-së, dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e lidhi edhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë – lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga Qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron Ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.” – shkroi ai.

Njëjtë i ashpër ishte edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, i cili kërkoi përgjegjësi politike për “mafinë energjetike”.

“Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë. Sepse, për aq kohë sa ishte jashtë funksionit, Kosova detyrohej të importonte energji. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të prillit, Kosova kishte importuar plot 5.4 milion euro rrymë. Nuk ka një biznes tjetër, ku 5.4 milionë euro mund të gjenerohen për vetëm 11 ditë. Mjaftueshëm për të mbuluar 45 mijë pensione, apo ndërtuar 9 çerdhe për fëmijë – të djegura për vetëm 11 ditë!” – shkroi Abdixhiku.

I pari i LDK-së vlerësoi se tashmë shkarkimi është i vonshëm.

“Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë.” – shrkoi tutje ai.

Ndërsa Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ishte i shkurtër në shkrimin e tij, por megjithatë i qartë.

“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!” – shkroi Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit