Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se Nicolás Maduro është “i vetmi president i Venezuelës”, pasi forcat amerikane e kapën Maduron herët të shtunën, raporton CNN.
Në një fjalim të transmetuar nga Karakasi, Rodríguez tha se venezuelianët “nuk duhet të bëhen sërish skllevër”.
“Ne kurrë nuk do të jemi më një koloni,” tha ajo.
Ajo dënoi gjithashtu “agresionin” nga Shtetet e Bashkuara dhe deklaroi se “fjalët e presidentit janë të vetmet që na udhëheqin”.
Rodríguez ishte ulur krah figurave të larta të qeverisë, përfshirë ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello, presidentin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez dhe disa udhëheqës ushtarakë






