4.4 C
New York
Tuesday, January 6, 2026

Buy now

Maduro del sot para gjykatës në New York

- Advertisement -

Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të paraqitet sot në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, pas kapjes së tij nga ushtria amerikane në një sulm që vrau 32 kubanë .

Seanca është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale (17:00 GMT), shkruan CBS News.

Maduro dhe gruaja e tij  zbarkuan në New York të shtunën, disa orë pasi u kapën gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas.

Ata po mbahen në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn dhe do të përballen me akuza federale në lidhje me trafikimin e drogës dhe bashkëpunimin me bandat e përcaktuara si organizata terroriste, të cilat Maduro i mohon.    

Të ngjashme

Të fundit