Madonna kishte arsye për të festuar të dielën pasi babai i saj Silvio Ciccone festoi ditëlindjen e tij të 93-të!
Këngëtarja, e cilësuar gjerësisht si “Mbretëresha e Popit” ka bërë një dedikim të përzemërt për babain e saj si dhe ka publikuar një galieri fotografish familjare, duke përfshirë një fotografi që tregon ngjashmërinë e pabesueshme të babait dhe vajzës.
Madonna, 65 vjeç, ndër të tjera shkroi: “Babit O.G. – Gëzuar ditëlindjen e 93-të Silvio! Urime për kalimin e viteve të jetës me humor dhe mendje të paprekur.
Në galerinë e fotove, shihet Madonna dhe babai e saj së bashku gjatë viteve, duke përfshirë fotot e këngëtares si foshnjë dhe fotografinë e fundit të Silvio-s si i ri, ku sytë dhe dhëmbët e tij janë njësoj si të Madonës.
Fansat e yllit nuk mund ta besonin se sa shumë i ngjante këngëtarja e Vogue babait të saj.