18.9 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Madonna pozon me të brendshme, ndjekësit e kritikojnë: “Hipokrite”

- Advertisement -
Ikona e pop-it, Madonna, është përballur me kritika të forta nga fansat pasi ndau disa foto provokuese në Instagram, duke bërë thirrje për vetëpranim me mbishkrimin: “Dashuro lëkurën në të cilën je. Gëzuar muajin e Krenarisë”, të shoqëruar me flamurin e Pride dhe një zemër blu.

Në moshën 66-vjeçare, këngëtarja e “Material Girl” u shfaq me të brendshme dhe një kanotiere të bardhë, flokë biondë me onde dhe grim të theksuar në sy. Ajo përdori edhe një lule të bardhë si aksesor.

Ndërsa shumë prej ndjekësve e përgëzuan për pamjen dhe mesazhin e fuqishëm, të tjerë e quajtën “hipokrite”, duke e akuzuar se përdor filtra në çdo postim. Një komentues shkroi:

“Dashuro lëkurën tënde, por ti përdor gjithmonë filtra”, ndërsa një tjetër shtoi: “Dhe nëse nuk e dashuron lëkurën tënde, mbushe me injeksione.”

Një koment tjetër e përmblodhi kritikën e tij me fjalët: “Sa ironike.”

Postimi i saj gjithashtu përfshinte hashtag-un #VeronicaElectronica, duke iu referuar albumit të shumëpërfolur remix që do të dalë më 25 korrik, si shoqërues i albumit të saj të famshëm “Ray of Light” nga viti 1998.

Madonna pozon me të brendshme, ndjekësit e kritikojnë:

 

Pavarësisht kritikave, shumë fansa e lavdëruan këngëtaren si një ikonë që vazhdon të thyejë tabu.

“Thelbi i një gruaje që sfidon normat dhe mbetet simbol i lirisë”, shkroi një fans. Një tjetër komentoi thjesht: “Mbretëresha e përjetshme e pop-it.”

Madonna pozon me të brendshme, ndjekësit e kritikojnë:

Së fundmi, Madonna ka treguar edhe një pamje të re me flokë të errëta, një ndryshim që ajo thotë se e ka bërë për të kujtuar nënën e saj të ndjerë, Madonna Fortin, e cila vdiq kur këngëtarja ishte vetëm pesë vjeç.

Madonna pozon me të brendshme, ndjekësit e kritikojnë:

Të ngjashme

Të fundit