Superylli i muzikës Madonna do të nisë një turne të ri këtë verë për të festuar karrierën e saj prej katër dekadash dhe pritet të nderojë qytetin e Nju Jokut atu ku edhe filloi karriera e saj në muzikë.
Artistja do të udhëtojë në 35 qytete duke filluar me Vankuverin më 15 korrik. Pas një sërë shfaqjesh në Amerikën e Veriut, Madonna do të zhvendoset në Evropë, dhe pritet që turneu të përfundojë me Amsterdamin më 1 dhjetor të vitit 2023.
“Jam e emocionuar që do të këndoj sa më shumë këngë që të jetë e mundur me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, tha artisja në një deklaratë.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen një sërë emrash të njohur si , Dj Diplo, Jack Black, reperi Lil Wayne dhe Amy Schumer që mblidhen pranë një tavoline për të luajtur lojën e vërtetë apo guzim.
Regjisorja Amy Schumer sfidon artisten për të bërë një turne botëror dhe Madonna pyet menjëherë “A mendoni se njerëzit do të vinin në atë shfaqje?” me një tjetër që përgjigjet “Patjetër që po.”
Biletat për turneun ‘Celebration’ , ku pritet të ketë edhe të ftuar special do të dalin në shitje të premten.