Pas thashethemeve që kanë qarkulluar rreth një ndarjeje të mundshme nga futbollisti Akeem Morris, 38 vite më i ri se ajo, Madonna ka reaguar duke publikuar një video në rrjetet sociale.
Këngëtarja e famshme ka shpërndarë një seri fotografish ku shfaqet e lumtur dhe e rrethuar nga Akeem dhe vajzat e saj, duke mohuar kështu zërat e përhapur për një ndarje.
“Dita më e bukur e vitit… Krishtlindjet dhe Hanuka, të gjitha bashkë,” shkroi Madonna në postimin e saj, duke theksuar se këtë vit dy festat e rëndësishme kishin rënë në të njëjtën ditë.