-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Madonna mbështet protestat studentore në Serbi

- Advertisement -

Mbretëresha e pop-it, Madonna, ka shprehur mbështetjen e saj për protestat studentore në Serbi, duke u kushtuar atyre një histori në profilin e saj në Instagram.

“Ajo që mediat nuk po ju tregojnë është se aktualisht jemi dëshmitarë të një prej protestave studentore më të mëdha në këtë rajon që nga viti 1968 – në Serbi,” shkroi Madonna.

Duke shpërndarë një video nga droni, ajo theksoi se studentët kanë mbyllur pothuajse të gjitha universitetet në Serbi dhe se janë në vijim bllokada 24-orëshe.

“Në rrugët e Serbisë po kërkohen ndryshime sistematike dhe më pak korrupsion në qeveri. Profesorët dhe mësuesit i janë bashkuar studentëve në protesta, ndërsa qeveria po u kërcënohet se do t’i largojë nga puna. Kjo është një çështje serioze. Duhet ta bëjmë këtë situatë virale dhe të mbështesim studentët dhe popullin e Serbisë,” tha Madonna, e cila i shoqëroi pamjet nga Serbia me hitin e saj Like a Prayer.

Protestat në Serbi po vazhdojnë prej tre muajsh, që nga shembja e mbulesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit