Madonna festoi ditëlindjen e saj të 65-të në Lisbonë të Portugalisë gjatë fundjavës, të cilën e përdori edhe si një mundësi për të prezantuar të dashurin e saj 29-vjeçar Joshua Popper me djalin e saj 23-vjeçar, Rocco Ritchie.
Nuk ka asnjë raportim se si shkoi prezantimi mes të dashurit të Madonnas dhe djalit të saj më të madh, shkruan DailyMail.
Madonna dhe Popper filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, takimi i parë pasi ai po stërviste djalin e saj David në ringun e boksit.
Megjithatë, vetëm disa ditë më parë, ikona e muzikës pop zbuloi se ajo pothuajse vdiq nga një infeksion bakterial dhe duhej të dërgohej me urgjencë në spital.
Ylli shkroi në mbishkrimin e saj në Instagram: “Është fantastike të jesh gjallë… dhe e mahnitshme të isha në gjendje që të vesh këpucët e mia të kërcimit dhe të festoja ditëlindjen time! Jam shumë mirënjohëse. Faleminderit Lisbonë dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur”.