-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Madonna: Beteja ime më e vështirë ka qenë të rrisë fëmijët

- Advertisement -

Prindërimi nuk ka qenë i lehtë për këngëtaren Maddona, e cila e ka shprehur një gjë të tillë në një intervistë të sinqertë për revistën Vanity Fair.

 “Ka qenë beteja më e vështirë, më e forta. Sot jam ende duke luftuar për të kuptuar se si të jem nënë dhe ta bëj si duhet. Të kesh fëmijë dhe t’i rrisësh është një vepër arti dhe askush nuk ju jep një manual. Duhet të mësosh nga gabimet. Është një profesion që kërkon shumë kohë dhe është rraskapitëse sepse nuk ka kurrë pushim”,  shprehet ajo.

Diva e muzikës e  divorcuar dy herë është nëna e  6 fëmijëve. Artistja thotë se gëzon shumë duke parë se si secili prej fëmijëve të saj ka zbuluar krijimtarinë e tij.

“Unë kurrë nuk e kam inkurajuar vajzën time Lola të bëjë muzikë apo djalin tim Roço të pikturojë. Por unë i kam ekspozuar gjithmonë me artin, me muzikën dhe jam e lumtur që kanë gjetur mënyra për t’u shprehur. Kam respekt dhe admirim për ta dhe për atë që bëjnë”, vijon më tej ajo.

Përveç angazhimeve në jetën private ajo pritet të ketë një agjende të ngjeshur për shkak edhe të turneut që pritet të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit