23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Macroni, Vuçiqit: Veprimet e njëanshme në raportin Kosovë – Serbi dëmtojnë dialogun

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmauel Macron, ka biseduar në telefon me Alleksandar Vuçiqin e Serbisë.

Sipas asaj që Macroni tha në X, Vuçiqit ia ka përsëritur rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Macroni ka dënuar veprimet e njëanshme nga palët.

“Përsërita rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të çdo veprimi të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”, deklaroi Macroni pas bisedes me Vuçiqin.

Në fund, ai tha se së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të realizojë dhe do të përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi.

Të ngjashme

Të fundit