24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Macroni mund të përfshihet sërish te e ardhmja e Mbappes

- Advertisement -

Kryeministri i Francës, Emmanuel Macron, thuhet se po mendon të përfshihet në të ardhmen e Kylian Mbappe për herë të dytë, pasi dyshohet se ka luajtur një rol në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Paris Saint-Germain në vitin 2022 nga sulmuesi francez.

Megjithatë, këtë herë ai nuk ka ndërmend ta ndalojë që t’i bashkohej Real Madridit, transmeton Klankosova.tv.

Mbappe duket se do të arrijë në Santiago Bernabeu këtë verë, por ka debate për praninë e tij në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

Mbappe ka shprehur dëshirën për të qenë atje, Real Madridi i ka dërguar një letër Federatës Franceze të Futbollit dhe trajneri Thierry Henry ka thënë se nuk do të dorëzohet për ta pasë Mbappen atje.

Sipas mediave spanjolle, Macroni mund të përpiqet që ta bind Real Madridin që ta lejojë Mbappen që të jetë në Lojërat Olimpike.

Por, Real Madridi nuk do të dëshironte një Mbappe të rraskapitur duke mbërritur pa pushime në klub për sezonin e tij të parë atje. Përveç kësaj, ata do të duan që Mbappe të jetë i pranishëm në turneun e tyre parasezonal në SHBA, i cili pa dyshim do të tërhiqte shumë publicitet dhe të ardhura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit