5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Macroni i kërkon Attalit të qëndrojë kryeministër edhe pas humbjes së zgjedhjeve

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të hënën vendosi që ta mbajë në zyrë kryeministrin Gabriel Attal edhe pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat kampi qeveritar e humbi rolin si partia më e fuqishme. Majtistët dolën të parët, duke e lënë Kuvendin me përbërje të përçarë.

“Presidenti ka kërkuar nga Gabriel Attal që të mbetet kryeministër tash për tash me qëllim që të sigurohet stabiliteti i vendit” – tha zyra e Macronit në një deklaratë, raporton agjencia “Reuters”.

Attali tashmë kishte thënë të dielën se do ta ofronte dorëheqjen, e cila vjen si traditë politike franceze, por kishte shtuar se ishte i përgatitur për të qëndruar në zyrë më gjatë si kryeministër në detyrë, por se i përkiste presidentit që të vendoste.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit