14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Macroni e riemëron prapë kryeministër Lecornun që dha dorëheqje para katër ditësh

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar nga Sebastien Lecornu që të rikthehet në pozitën e kryeministrit vetëm katër ditë pasi ky dha dorëheqje nga posti, duke shkaktuar një javë me drama e trazira politike.

Macroni e dha njoftimin të premten vonë, disa orë pas takimit me të gjitha partitë kryesore të vendit së bashku në Pallatin Elize, me përjashtim të krerëve të së djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme, raporton televizioni BBC.

Rikthimi i Lecornus cilësohet befasi, pasi vetëm para dy ditëve kishte thënë se “nuk po e ndiqte pozitën” dhe se “misioni i tij ka marrë fund”.

Madje nuk është e sigurt që ai do të arrijë që ta formojë qeverinë dhe për këtë synim nuk ka shumë kohë. Kryeministri i ri deri të hënën duhet ta paraqesë para deputetëve projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Pallati Elize tha se Macroni e kishte “ngarkuar [Lecornu-n] me detyrën e formimit të një qeverie”.

Lecornu më vonë lëshoi një deklaratë të gjatë në rrjetin X, në të cilën tha se e pranon “si detyrë misionin që më është besuar nga presidenti, që të bëj gjithçka për t’i ofruar Francës një buxhet deri në fund të vitit dhe për t’iu përgjigjur problemeve të përditshme të bashkëvendësve tanë”.

Të ngjashme

Të fundit