Botë

Macroni e emëron Michel Barnierin kryeministër të Francës

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten e emëroi Michel Barnier-in si kryeministër të Francës.

Njoftimi i shumëpritur vjen rreth dy muaj pasi asnjë parti nuk e siguroi shumicën në zgjedhjet e parakohshme, duke çuar në ngërç të bisedimeve për atë se kush duhej ta udhëhiqte qeverinë e re, raporton “France 24”.

Macroni kishte kërkuar nga kryeministri në largim, Gabriel Attal, që ta mbante postin për ta siguruar stabilitetin politik të vendit.

Konservatori Xavier Bertrand dhe ish-kryeministri socialist, Bernard Cazeneuve ishin gjithashtu në mesin e emrave që përfliteshin për postin e kryeministrit.

Në një deklaratë të zyrës së Macronit, ku njoftohej emërimi i Barnierit, thuhet se ai është ngarkuar me detyrën e “formimit të një qeverie unifikuese për t’u shërbyer vendit dhe popullit francez”.

“Ky emërim vjen pas një cikli të pashembullt të konsultimeve, gjatë të cilave, në përputhje me detyrën e tij kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e ardhshme do t’i plotësonin kushtet për të qenë sa të stabilë që është e mundshme dhe t’ua japin vetes gjasat për bashkim sa më gjerësisht që është e mundshme” – thuhet më tej.