Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama dhe popullit shqiptar për pritjen e ngrohtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit francez vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se ato po forcohen përmes bashkëpunimit konkret.
Macron gjithashtu riafirmoi qëndrimin e Francës në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë.”