11.1 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Macron shkoi në takim me Vuçiqin, ndërsa Kurtit ia dërgoi kryediplomaten franceze

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është parë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz përgjatë ditës së djeshme. Mirëpo sot, në takimin trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuese e Francës ishte kryediplomatja franceze, Catherine Colonna.

Të dy takimet janë mbajtur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Mirëpo, në takimin me kryeministrin Kurti, Macron nuk ishte pjesëmarrës, shkruan Demokracia.com.

Diskutim produktiv me Olaf Scholz dhe Catherine Colonna. Progresi ekonomik dhe demokratik i Kosovës dhe dialogu me Serbinë ishin temat kryesore. Në pritje të bisedimeve të mëtejshme bazuar në propozimin e BE-së, të iniciuar nga Gjermania dhe Franca, të cilin ne e kemi pranuar në parim”, ka deklaruar Kurti në ‘Twitter’ në njoftimin për takimin tre-palësh përgjatë së shtunës.

 

Ndërkaq Vuçiq, përgjatë ditës së djeshme u takua edhe me Macron e Scholz në nivel të takimit tri-lateral në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Vuçiq ka theksuar se në takim me dy liderët e Bashkimit Evropian, ka biseduar edhe për dialogun me Kosovës dhe propozimin franko-gjerman.

Pas takimit, Vuçiq paralajmëroi për një çnjohje ndaj Kosovës.

“Bisedimet ishin të mira, por asgjë e madhe nuk mund të ndodh. Duke e pasur parasysh të gjithë këtë, është mirë që ne shpjeguam pozicionin tonë. Ne kemi një dispozicion edhe një tjetër notë të tërheqjes së njohjes, por në pajtim me shtetin përkatës, do të presim deri më 23 ose 24 shkurt”, deklaroi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po ashtu takoi Vuçiqin përgjatë ditës së djeshme, por jo edhe Kurtin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit