27.1 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Macron: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e qartë, Franca e mbështet

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, u shpreh falënderues për mikpritjen e Shqipërisë.

“Si dje dhe sot është një lumturi e madhe të jem përsëri këtu, një vit e gjysmë pas vizitës sime në vjeshtë 2023”, tha Macron fillimisht.

Tutje, ai tha se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është shumë e qartë, dhe shprehu bindjen e ribashkimit të kontinentit evropian, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë.

“Dua ta shpreh bindjen e plotë që e shpreha gjatë vizitës së mëparshme për ribashkimin e kontinentit evropian për t’iu dalë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar rrugën ka bërë avancime shumë të mëdha kohëve të fundit, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave, rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së”, tha presidenti francez.

Ai shtoi se Franca do të jetë krah Shqipërinë në rrugën e saj evropiane.

Të ngjashme

Të fundit