![Macron reagon për vdekjen e Navalnyt: I përulem guximit të tij Macron reagon për vdekjen e Navalnyt: I përulem guximit të tij](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/macron-1.jpg)
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny në burgjet ruse.
Marcon tha se shpirtrat e lirë dërgohen në “gulag” (kampe internimi) dhe sipas tij, dënohen me vdekje.
“I përulem kujtimit të Alexei Navalny, përkushtimi dhe guximit të tij. Mendimet e mija janë me familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus”, tha Macron, shkruan BBC.
Navalny ishte opozitari më i zëshëm, i cili ishte arrestuar në Rusi pas kritikave ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.