Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për vdekjen e gazetarit Antoni Lallican nga një dron në Ukrainë.
“Bashkëqytetari ynë, fotoreporteri Antoni Lallican, po shoqëronte ushtrinë ukrainase në vijën e frontit të rezistencës. E mësova vdekjen e tij me hidhërim të thellë, një viktimë e sulmit me dronë rusë”, shkroi ai në rrjetin X.
“U dërgoj ngushëllimet më të përzemërta familjes, të dashurve të tij dhe kolegëve që duke vendosur jetën e tyre në rrezik, na informojnë ne dhe dëshmojnë realitetin e luftës”, përmbyll mesazhi.
Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, rreth orës 09:20, ora lokale. Në të njëjtin sulm, një gazetar ukrainas, Heorgiy Ivanchenko, mbeti i plagosur. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë anti-plumb me mbishkrimin “Press”.
Punimet e Lallican janë publikuar në shumë media ndërkombëtare, përfshirë Le Monde, Le Figaro, Libération, Mediapart, Der Spiegel, Zeit dhe Die Welt.