1.3 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Macron për Ukrainën: Franca nuk do të dërgojë ushtarë në zonën e luftës

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të ushtarëve francezë në Ukrainë, por shtoi se po konsideron së bashku me Britaninë dërgimin e “ekspertëve apo trupave në terma të kufizuar jashtë jashtë çdo zone konflikti”.

“Franca nuk po përgatitet të dërgojë trupa tokësore, palë ndërluftuese në një konflikt, në front.”, u shpreh ai duke sugjeruar riarmatimin e ukrainasve.

Macron tha se ndër zgjidhjet për t’i siguruar Kievit garancitë e sigurisë në kuadrin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Moskën, do të ishte e mundur “të dërgoheshin ekspertë apo edhe trupa në terma të kufizuar, jashtë çdo zone konflikti, për të ndihmuar ukrainasit dhe për të nënshkruar një solidaritet.”

“Kjo është ajo që ne po mendojmë me britanikët,” tha ai.

Ai përmendi gjithashtu mundësinë e “vendosjes brenda kornizës së negociatave për të pasur, nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, një operacion paqeruajtës, i cili do të zhvillohej përgjatë vijës së frontit”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit