0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Macron pas takimit me Vuçiq: Pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

- Advertisement -

Presidenti i Francës Emmanuel Macron të hënën pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pallatin Elysee ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë. Tutje Macron ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”.

“Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej”, ka shtuar presidenti francez.

Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë gjithçka që zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u arrit një vit më parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit