23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Macron nis iniciativën për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran.

Macron ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit.

Të mërkurën, Macron mblodhi këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, shkruan CNN.

Ne deklaratën e Barrot thuhet ndër tjerash se “sulmet izraelite synojnë gjithnjë e më shumë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor dhe balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe në Izrael”.

Potencohet se është e nevojshme t’u jepet urgjentisht fund këtyre operacioneve ushtarake, që sipas tyre mbartin kërcënime të rënda për sigurinë rajonale.

Të ngjashme

Të fundit