18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Macron nga Tirana uron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë javët e ardhshme

- Advertisement -

Presidenti francez Emmanuel Macron uroi që në javët e ardhshme të ketë rifillim të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai këtë deklaratë e bëri nga Tirana ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen politike mbi zgjedhjet e komunave që s’kanë qenë të kënaqshme, për sigurinë. Kjo është e njohur s’ka asgjë të re. Mendoj që ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Kërkesat janë legjitime nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, s’është mënyrë korrekte për të avancuar”.

Të ngjashme

Të fundit