“Paqe, diplomaci dhe unitet” – ishte kjo thirrja e presidenti francez, Emmanuel Macron në fjalën e tij në samitin e mbajtur në Tiranë.
Ai u shpreh po ashtu se do të duhej të ndërtohej një koalicion shtetesh e organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikimin edhe në porte dhe lumenj.
“Unë shpresoj fort që të ketë një traktat paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dhe ne e mbështesim këtë gjë. Më tej duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia dhe duhet mbrojtur në raport me zgjedhjet e ardhshme, se e dimë sa ndërhyrje ka”.
“Po ashtu është me rëndësi që ne mbështesim përparimet. Njerëzimi, Kina, India, kontinenti afrikan e Lindja e Mesme, të gjithë i kanë sytë nga ne. Ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse mbetemi të heshtur në raport me Gazën”.
“Na duhet paqe, demokraci, unitet për demokracinë tonë. Për të qenë të besueshëm na duhet një reagim i përbashkët. Pra, Evropa ka më shumë rëndësi sot, sa i takon trajtimit të sigurisë tonë. Pra, duhet t’i sjellim siguri njerëzve tanë sa i përket emigracionit të paligjshëm, apo trafikimeve që bëhen”.
“Do doja të ndërtonim një koalicion për të luftuar trafikun edhe në porte. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur dhe na duhet bashkëpunim konkret për sigurinë”, deklaroi Macron gjatë fjalimit të tij në Tiranë. /abcnews.al