-5.5 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Macron: Do t’i them Trump të mos shfaqë dobësi karshi Putinit

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, se interesat e tij janë në linjë me aleatët evropianë dhe se shfaqja e ndonjë dobësie karshi Vladimir Putinit të Rusisë do ta bënte më të vështirë që të merrej me Kinën dhe Iranin.

“Trumpin e njoh. E respektoj dhe besoj se ai më respekton mua”, tha Macron.

“Do t’i them atij: thellë, thellë, nuk mund të tregosh dobësi përballë presidentit Vladimir Putin. Kështu nuk jeni ju dhe kjo nuk është në interesin tuaj”, shtoi Macron gjatë përgjigjeve në pyetjet që iu parashtruan në mediat sociale.

Macron tha se pasiguria për mënyrën e si Trumpi po e trajton pushtimin trevjeçar rus të Ukrainës është shqetësuese për aleatët e SHBA-së, sepse ai mund të negociojë diçka që është e pamjaftueshme, por kjo gjithashtu po krijon pasiguri për Putinin dhe është diçka që duhet të përdoret për të ndihmuar në negociata.

“Fjala është pasiguria. Donald Trumpi krijon pasiguri te të tjerët sepse ai do të bëjë marrëveshje, kështu që Donald Trumpi duke krijuar pasiguri për Vladimir Putinin është një gjë e mirë”, tha Macron, duke shtuar se presidenti rus nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi dhe si mund të reagojë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit